FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmundi s’do t’ia dijë për koronavirusin, nis stërvitjen dyshe

Borussia Dortmund është rikthyer në fushë për të nisur stërvitjet. Një lëvizje që natyrisht i ka bërë optimistë futbollistët verdhezinj, mbi të gjithë Emre Can, që për mikrofonat e kanalit gjerman Sport1 është shprehur:

“Është e rëndësishme të kthehesh në fushë”, duke treguar më pas edhe mënyrën e konceptimit të drejtuesve të klubit gjerman për të organizuar seancat stërvitore në kohët e emergjencës koronavirus.

Në një fazë të parë futbollistët do të punojnë në çift në fushë, për të shmangur kontaktet e kështu edhe rrezikun për t’u infektuar. Për momentin Bundesliga është e ndaluar deri në 30 prill e Federata gjermane kishte rekomanduar për 36 klubet profesioniste të Gjermanisë të mos rifillonin aktivitetin përpara datës 6”, deklaroi Emre Can.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?