Dortmundi shkatërron Augsgburgun, 1 ndeshje larg titullit kampion (VIDEO)
Borussia Dortmund është më shumë se kurrë pranë titullit kampionë në Bundesligë. Skuadra verdhezi ka arritur sot një fitore të madhe 3-0 në transfertën ndaj Augsburg dhe tashmë e sheh veten dy pikë më shumë se Bayerni kur mbetet vetëm java e fundit.
Nga minuta e 38-të, Augsburgu luajti në inferioritet numerik, pasi Uduokhai u ndëshkua me karton të kuq. Në minutën e 59-të, Haller përfitoi nga një gabim i mbrojtjes, duke mposhtur portierin Koubek.
Golin e sigurisë së verdhezinjve e realizoi i njëjti autor, Haller, shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.
Në minutat kohën shtesë erdhi edhe goli i tretë i Dortmundit, i shënuar nga Julian Brandt. Në ndeshjen e javës së fundit të Bundesligës Dortmund pret Mainzin teksa fitorja e shpall kampion të Bundesligës.
KOHA JONË SONDAZH

