Dortmundi zyrtarizon largimin e 5 futbollistëve, Bellingham shpallet më i miri

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar largimin e 5 futbollistëve. Raphaël Guerrero, Felix Passlack, Mahmoud Dahoud, Anthony Modeste dhe Luca Unbehaun janë larguar nga verdhezinjtë.

Humbja më e madhe është ajo e Guerreros, anësorit të majtë, i cili del lojtarë i lirë. Portugezi është shumë afër firmës me Atletico Madrid e Diego Simeones.

29-vjeçari u shfaq i përlotur pas takimit me kapitenit Marco Reus, ndërkohë që nënkampionët e Gjermanisë i falënderuan lojtarët për kontributin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit për të gjitha vitet dhe momentet e mrekullueshme që përjetuam së bashku me ju me fanellën verdhezi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jude Bellingham, i cili është pranë transferimit te Real Madrid, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?