Drejtori i klubit “Partizani” Olsi Rama mbron të drejtat e sportdashësve
Jo rrallë herë policia tregohet e dhunshme me sportdashësit. Kështu ka ndodhur edhe këtë të dielë para ndeshjes Partizani- Teuta. Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama është përplasur me policinë gjatë pasdites së sotme. Duke qenë se është drejtor i skuadrës së Partizanit, ai është ka debatuar me uniformat blu që nuk kanë lënë tifozët të futen në stadium pa pasur karta identiteti me vete. Lojtarët e Partizanit nuk kanë pranuar të luajnë dhe në këtë moment Olsi Rama ka zbritur poshtë tek policia.
Drejtori i klubit “Partizani”, Olsi Rama, një njeri pasionant pas futbollit, si edhe deputeti Erion Braçe, ka zbritur poshtë dhe ka debatuar me policinë, e cila nuk ka pranuar ta njohë fare si vëllai i kryeministrit si drejtor klubi, por ka vazhduar detyrën, sipas saj. Por insistimi i Olsi Ramës, mësohet nga dëshmitarët, ka qenë i prerë duke thënë se ” Unë njoh ligjin dhe nuk keni pse bllokoni sportdashësit. Nuk e njoh fare Edi Ramën, por respektoni ligjin”.
Më pas, policia ka lejuar sportdashësit të hyjnë, ndërkohë që policia ka raportuar incidentin me Olsi Ramën në stadium. Ka patur një telefonatë nga drejtoria e policisë për ta shoqëruar në polici, Olsi Ramën, por më pas janë kthjelluar dhe nuk kanë dërguar forcat “Shqiponja”.
KOHA JONË SONDAZH

