“Drejtori shqiptar është numri një për përzgjedhjen e lojtarëve”

Igli Tare do të ketë një verë të nxehtë, të mbushur me shumë punë, jo vetëm për të ardhmen e tij por dhe për futbollistë të caktuar, si Milinkovic-Savic që kërkohet nga Juventusi.

Trajneri i njohur italian, Luigi Cagni, ndërkohë nuk i kursen elozhet për drejtuesin shqiptar: “Mendoj se Lotito dhe Tare po bëjnë një punë të mirë. Më pas është edhe Inzaghi, me siguri që kanë vendosur edhe për rastin Milinkovic.

Duhet kuptuar se çfarë u ka kërkuar trajneri bardhekaltër, por drejtori shqiptar është numri një për përzgjedhjen e futbollistëve”, ka thënë 68-vjeçari që ka drejtuar disa skuadra në Itali, teksa Brescia ështrë eksperienca e fundit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?