Drita mposht kampionët e Andorës, kualifikohet në finale të paraeliminatorëve të “Champisonsit”
Skuadra shqiptare e Kosovës, Drita, ka fituar sot gjysmëfinalen e fazës paraeliminatore të “Champions League” kundër FC Santa Coloma, duke siguruar kualifikimin në finale.
90-t minutat e kohës së rregullt kanë përfunduar pa gola dhe ndaj kampionëve të Andorës është nevojitur koha shtesë. Në minutën e 98-t Shabani ka shënuar golin e parë të takimit, ndërsa 10-t minuta më pas Gerbeshi me penallti dyfishoi rezultatin, duke vulosur edhe takimin, 0-2.
Ndeshja është luajtur në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit.
Për të mësuar kundërshtarin në finale Drita duhet të presë ndeshjen e orës 21:00 mes La Fiorita dhe Lincoln Red Imps.
Kujtojmë që fituesi i finales kalon në fazën e parë eliminatore të “Champions League”, ndërsa 3 skuadrat e tjera kalojnë në raundin e dytë paraeliminator të “Europa League”.
KOHA JONË SONDAZH

