Drita zyrtarizon trajnerin e ri, drejtimi i skuadrës i besohet një greku
Sporti E Hënë, 24 Prill 2023 16:18
Klubi i Dritës ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës nga Gjilani, i është besuar teknikut grek, Akis Vavalis.
37-vjeçari do të pasojë në stolin e Dritës të larguarin Arsim Thaqi, që la drejtimin pasi humbi vendin e parë në renditje, pak ditë më parë.
Kontrata me Akis Vavalis është e vlefshme deri në fundin e sezonit 2023/24, teksa në të përfshihet edhe opsioni për ta rinovuar edhe për një vit ekstra.
KOHA JONË SONDAZH

