”Dua 6-të pikë nga dy ndeshjet e radhës”, tranjeri Sylvinho shpjegon edhe pse la jashtë Odise Roshin

Trajneri i i kuqezinjëve, Sylvio Mendes Campos Júnior i ka objektivat e qarta, 6 pikë nga 2 ndeshjet e parë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. “Sigurisht që të gjitha mundësitë i kemi për të marrë fitore në këto dy ndeshje, përveç lojës së bukur për të marrë edhe gjashtë pikët, por fusha do të na tregojë më shumë se sa jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, tha Sylvinho në një konferencë për mediat, para dy sfidave të qershorit.

I pyetur për lënien jashtë të Odise Roshit, trajneri kuqezi u përgjigj: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren. Nuk është për këto dy ndeshje por kjo nuk do thotë se në shtator ai nuk do të jetë me ne. Kam folur me të, është një lojtar shumë i aftë në krahun e djathtë dhe të gjithë e kemi parasysh se çfarë është në gjendje të bëjë, por në këtë moment kemi lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë shumë mirë atë rol dhe prandaj kam menduar që t’i jap mundësinë lojtarëve të tjerë”.

Shqipëria është pjesë e grupit E të kualifikuese për turneun që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm. Përveç Moldavisë dhe Ishujve Faroe, në grup janë edhe Çekia e Polonia, kundër së cilës, kombëtarja humbi ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?