“Dueli i shekullit”, Robin Krasniqi kërkon mbështetje për sfidën e 5 gushtit
Boksieri nga Kosova, Robin ‘Haxhi’ Krasniqi ka bërë thirrje që të ketë një numër sa më të madh personash më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Para dy muajve, Krasniqi njoftoi për sfidën e tij ndaj Nadjib Mohammedi, të cilin e ka cilësuar si “dueli i shekullit”.
Krasniqi ka ftuar të gjithë fansat për ta mbështetur nga afër në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në Trojet Shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në Trojet Shqiptare duel më të madhe nuk kemi patur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 GUSHT 2023 në stadiumin Fadil Vokrri”.
Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin WBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!”, ka shkruar Krasniqi.
KOHA JONË SONDAZH

