Dugarry shpërthen ndaj Mbappe: Mjaft, na lodhi. Është vendosur në qendër të gjithçkaje
Mes PSG-së dhe Kylian Mbappe ka nisur një luftë e ftohtë. Kampionët e Francës e vendosën sulmuesin në qendër të videos reklamuese për fushatën e abonimeve për sezonin 2023/2024.
Mbappe nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe reagoi ashpër ndaj klubit për përdorimin e imazhit të tij në video, që më pas u fshi nga PSG.
Në lidhje me shpërthimin e tij reagoi edhe Christophe Dugarry, ish-sulmuesi i kombëtares franceze. “Mjaft, jam lodhur nga gjithë kjo ndjeshmëri. E vendosim në qendër të komunikimit, marketingut, në qendër të gjithçkaje.
Dakord, PSG duhet ta kishte lajmëruar në lidhje me videon. Por a mendoni se ia vlen të shkruash një mesazh në rrjetet sociale për të bërë publike gjëra në lidhje me klubin tuaj?”.
KOHA JONË SONDAZH

