Duka i kënaqur me rezultatet e kuqezinjve: Mision i përmbushur

Presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armand Duka ka analizuar situatën e kombëtares pas dy ndeshjeve të qershorit dhe është shumë i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatet e arritura nga skuadra kuqezi.

“Mision i përmbushur! Qershori kuqezi mbyllet në mënyrën më të mirë. Dy fitore, lojë bindëse, karakter dhe shumë grintë.

Faleminderit të gjithë djemve dhe stafit teknik. Një mirënjohje të madhe edhe për tifozët tanë fantastik që nuk munguan edhe në këtë transfertë të largët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtatori na rezervon dy ndeshje të rëndësishme ku të gjithë bashkë duhet të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë: Gjermani 2024”, shkruan Duka në Instagram.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?