FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka para sfidës me Islandën: Nuk do të mërzitesha dhe me një barazim

Në prag të ndeshjes me Islandën, presidenti i FSHF-së Armando Duka, foli  në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport.

“Ndeshja është përgatitur mirë pasi ka pasur shumë ditë në dispozicion, ndryshe nga zakonisht. Fati ynë është që stafi i tri ka pasur një kohë optimale për të njohur grupin dhe për të përgatitur takimin. Kam parë që është punuar me dëshirë dhe ndeshjen po e presim me optimizëm.

Do të doja të fitonim, por nuk do mërzitesha edhe po të merrnim një pikë këtu. Ne luajmë për vendin e dytë dhe ka shumë rëndësi që të dalim me rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Jemi në fillim të edicionit dhe të gjithë do të ndalen, por mendoj se ky sot është një stacion i rëndësishëm për rrugën tonë”, deklaroi Duka para ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?