Duro: E kisha me frikë ndeshjen me Flamurtarin, i kënaqur me 3 piëkt

Kukësi mori një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit, falë golit të shënuar nga sulmuesi Mirlind Daku, ndërsa trajneri Shpëtim Duro, pas ndeshjes u shpreh se e priste një duel të vështirë.

 

“Të tregohem i sinqertë, e kam pasur shumë frikë këtë ndeshje, sepse takime të tilla janë shumë të vështira. Ju mendoni se Flamurtari është ekip i lehtë, por në përbërje ka lojtarë shumë të mirë dhe për më tepër, nuk ka të njëjtën përgjegjësi që kemi ne në fushën e lojës. Më pas ndikojnë edhe faktorë të tjerë të jashtëm si cilësia e fushës, prania e tifozëve, dëmtimet, etj., por në fund morëm 3 pikët dhe jam i kënaqur për këtë fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daku është zëvendësuesi i parë i Shkurtajt, që po luante vazhdimisht dhe po bënte mirë, ndërsa sot i erdhi radha dhe bëri detyrën, duke na dhënë fitoren. E përgëzoj për mënyrën se si hyri në lojë dhe si veproi sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vërtetë që dëmtimet nuk po na lejojnë të luajmë me formacionin më të mirë. Të tre janë lojtarë shumë cilësorë, që mund të zgjidhin të vetëm ndeshjen, por për fat të keq nuk po i aktivizojmë dot së bashku.

Portieri Xhika? Unë e njoh mjaft mirë Xhikën dhe ia di aftësitë, ndërsa sot na shpëtoi në 2-3 momente mjaft vendimtare. Këmbëngula ta marr në skuadër dhe besoj se po e shpërblen mjaft mirë besimin tim”, deklaroi Duro pas ndeshjes.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?