Dy asistë dhe një super gol, Uzuni vijon të shkëlqejë në Hungari (VIDEO)
Vetëm pak ditë pasi mposhti koronavirusin, Myrto Uzuni konfirmohet në formë fantastike. Sulmuesi i Kombëtares sonë është bërë protagonist në ndeshjen e Ferencvaros kundër Mazokovesd, edhe pse luajti për 60 minuta.
Fillimisht ai shërbeu dy asist për shokët e tij Nguen dhe Boli në minutën e 15-të dhe 20-të, ndërkohë që në minutën e parë të shtesës, shënoi golin e tretë.
Ai merr një top të bukur dhe me një qetësi të frikshme e dërgon në fundin e rrjetës. Uzuni do të jetë në grumbullimin e radhës së kombëtares sonë, teksa ka dhënë shumë sinjale pozitive në këtë ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

