FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy klube kineze i ofrojnë një pagë të “çmendur” Aubameyang-ut

Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet nga skuadra e Arsenalit. Ky është lajmi bombë i merkatos sipas britanikes “The Times”, sipas tyre dy klube kineze janë gati për të bërë një çmenduri për të.

Guangzhou Evergrande që stërvitet nga Fabio Cannavaro dhe Shanghai SIPG janë të gatshëm për t’i ofruar 30-vjeçarit një kontratë me përfitim 17.5 milionë eurosh në sezon.

Një shifër e çmendur kjo për bomberin nga Gaboni, i cili e mbylli sezonin me një humbje në finalen e Europa League ndaj Chelsea-t. Ai realizoi 31 gola në 51 ndeshje në total në gjithë sezonin, por këtë verë me shumë mundësi mund ta shohim në Kinë.  /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?