Dybala refuzon të gjitha ofertat, përgatit rinovimin me Romën
Paulo Dybala nuk ka ndërmend të largohet Roma. Argjentinasi nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti dhe rinovimi deri në vitin 2026 është më afër se kurrë. Kampioni i botës i ka refuzuar të gjithë dhe është i vendosur se e ardhmja e tij do të jetë në kryeqytetin italian.
Me shume gjasa marrëveshja e re do të zyrtarizohet në fillim të gushtit dhe Dybala do të nënshkruajë kontratën e re deri në 30 qershor 2026 me opsion edhe për sezonin në vijim, ndërsa paga e tij do të rritet nga 4,5 milionë që është aktualisht në 6 milionë euro në sezon
Në sezonin e tij të parë me Romën, Dybala luajti 38 ndeshje në total duke shënuar 18 gola. Argjentinasi konsiderohet si njeh nga lojtarët me te rëndësishëm për Romën e Jose Mourinho-s.
KOHA JONË SONDAZH

