Dyshohej për shkelje të rregullave, një kontroll shkon te Lazio
Lazio në shënjestër të Prokurorisë së Federatës Italiane për një ndeshje stërvitore me pak futbollistë gjatë ditëve të shkuara. Për këtë arsye, një operacion “blitz” dhe në fshehtësi ka bërë që prokuroria të zbarkojë në “Formello”, qendra stërvitore, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Lotito.
Gjithçka për të parë nëse ekipi kryeqytetas po stërvitej sipas rregullave të autoriteteve, që kërkuan të mos ketë përgatitje në grup.
Një aksion ky i papritur për të spiunuar ose kapur në befasi ekipin bardhekaltër, teksa ditën e shtunë, ministri i Sportit, Spadafora, doli me deklaratë duke thënë se “një president ka shkelur rregullat duke organizuar ndeshje stërvitore. Është ai president që tashmë e njohim”.
KOHA JONË SONDAZH

