Dzeko i bind të gjithë tek Interi, rinovon kontratën me një rrogë më të ulët

Goli fantastik në derbi i ka shërbyer Edin Dzekos për të bindur dhe më skeptikët se e meriton rinovimin me skuadrën e Interit. Skuadra zikaltër ka besuar shumë te boshnjaku këtë sezon, aq më tepër nga forma e dobët që ka treguar Lukaku në gjysmën e parë të sezonit.

Skuadra zikaltër në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje të mira, duke u bërë pjesë e katërshes më të mirë që të dërgon në Champions League. Dzeko është njeriu i netëve magjike, një specialist në sfidat e mëdha.

Boshnjaku do të zgjasë kontratën edhe për një tjetër sezon, madje do të bëjë edhe një sakrificë. Nga 6 milionë euro që merr aktualisht, ai do të marrë 5 milionë euro. Për Dzekon ka pasur edhe oferta më tërheqëse nga pikëpamja financiare, por ai ka vendosur që të qëndrojë në elitën e futbollit italian për të treguar vlerat e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?