Dzeko i prish planet Contes, ja sulmuesit që kërkon tani Interi

Rinovimi i Dzekos me siguri që nuk është një lajm i mirë për Interin dhe Antonio Conten, edhe pse skuadra zikaltër beson se mund të gjejë një alternativë tjetër për sulmin. Beppe Marotta ka një listë të gjatë me emra të njohur që do t’i bashkohen në fazën sulmuese lojtarëve aktualë: Lukaku, Lautaro Martinez, Politano dhe Esposito.

 

Edin Dzeko garantonte shumë fizike, klas dhe inteligjencë, një futbollistë shumë i vështirë për t’u gjetur. Rinovimi i kontratës së boshnjakut me Romën, ka bërë që tashmë te mendohet për një tjetër alternativë. Fernando Llorente ka karakteristika të ngjashme në kile, centimetra dhe shumë i fuqishëm në lojën në ajër. Ka punuar më parë me Conten dhe ka shumë eksperiencë ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një profil shumë interesant është edhe Duvan Zapata, 28 vjeç dhe ka shënuar plotë 23 gola në sezonin e fundit. Ka një teknik shumë të mirë dhe mjaft fizik në aksionet sulmuese. Më i kompletuar është Arkadiusz Milik, sulmuesi i Napolit, i cili mund të futet në tratativa për një shkëmbim të mundshëm me Icardin. Në listë është edhe Timo Ëerner, një sulmues interesant nga Leipzing.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi i vetëm është fakti që ai ka premtuar një transferim te Bayerni në sezonin 2020-21 dhe është në sezonin e fundit. Nuk duhen lënë pas as emra si Ante Rebic dhe Alexis Sanchez. Sulmuesi i United është një profil shumë interesant, por problemi mbetet paga e tij shumë e lartë. Dybala? Një pistë që mund të hapet vetëm në orët e fundit për një shkëmbim të mundshëm me Icardin. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?