FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dzeko tërbohet me Interin, i vendos ultimatum

Edin Dzeko e ka humbur durimin. Sulmuesi i Romës është i zemëruar me faktin si po shkojnë tratativat mes Interit dhe Romës, teksa edhe pse jemi në fillim të gushtit ende nuk ka asnjë marrëveshje.

 

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, 33-vjeçari i ka vendosur ultimatum klubit zikaltër që të mbyllë marrëveshjen deri më 11 gusht. Interi ka arritur deri më tani në shifrën e 15 milionë eurove, ndërkohë që verdhekuqtë kërkojnë 20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që mungon deri më tani është një zëvendësues për bomberin boshnjak. Higuain ende nuk ka kthyer një përgjigje pozitive, ndërkohë që Mandzukic pritet që të largohet te Manchester United. Në këtë mënyrë nuk përjashtohet mundësia që argjentinasi të qëndrojë të Torino. Nëse largohet Dzeko alternativat pritet të jenë Mariano Diaz dhe Fernando Llorente. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?