E BUJSHME/ Bayerni bën lëvijen e papritur, gati që t’i vjedhë Leverkusenit Granit Xhaka

Bayern Munich është gati që t’ia vjedhë Granit Xhakën Bayer Leverkusenit, skuadër me të cilën thuhet se ai ka një marrëveshje paraprake. 30-vjeçari ka mbyllur kontratën me Arsenalin dhe këtë verë do të duhet të gjejë një destinacion të ri.

Në ndeshjen e fundit ndaj Wolves ai shënoi dy gola, duke mbyllur një sezon fantastik në nivel personal. “4-4-2.ch” raporton në mënyrë ekskluzive se Bayerni është gati të bëjë lëvizjen e papritur.

Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të një mesfushori me eksperiencë, pasi së fundmi kanë dështuar që të gjejnë një akord me West Ham për Rice. Xhaka e njeh mjaft mirë Bundesligën pasi më parë është aktivizuar te Monchengladbach. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?