E bujshme/ Çudirat vazhdojnë, Rusia eliminon me penallti Spanjën (VIDEO)
Rusia është cerekfinalistja e tretë e Kupës së Botës, teksa kanë triumfuar vetëm nga ruleta e penalltive ndaj Spanjës (4-3), pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Sfida nisi mjaft mirë për ibrikët që kaluan në avantazh që në minutën e 12-të ndaj Rusisë, pas një goditje dënimi, teksa Ignashevich dërgoi topin në rrjetën e portës së tij pas një dyluftimi me Sergio Ramos. Në minutën e 39-të, Rusia fitoi një 11-metërsh, pas një prekje të topit me dorë nga Pique, pas një goditje me kokë të Dzyba. Nga pika e bardhë shkoi vetë sulmuesi rus, duke mposhtur portierin De Gea. Fraksioni i dytë ndërkohë është shumë i mërzitshëm me Spanjën që kishte gjithë kohës kontrollin e lojës, ndërkohë që Rusia nuk provon që të bëjë më asnjë aksion sulmues.
Në shtesën e parë, te dyja skuadrat nuk patën asnjë shans, ndërkohë që në të dytin Spanja shtoi presionin. Në minutën e 109-të Rodrigo iu afrua shumë pranë golit pas një depërtimi shumë të bukur nga krahun i djathtë, por portieri Akinfev shpëtoi në mënyrë spektakolare portën e tij. Në minutën e 115-të spanjollët pretenduan madje dhe për një penallti, por arbitri Kuipers dhe VAR nuk akorduan asgjë. Nga pika e bardë e penalltisë Koke dhe Iago Aspas kanë gabuar, duke i dhënë mundësinë Rusisë që të kualifikohet për në raundin tjetër, ndërkohë që Spanja e mbyll këtu.
Goditjet e 11-metërshave
Spanja Rusia
1 – Iniesta shënon 1 – Smolov shënon
2 – Pique shënon 2 – Ignashevich shënon
3 – Koke gabon 3 – Golovin shënon
4 – Ramos shënon 4 – Cherishev shënon
5 – Aspas gabon
KOHA JONË SONDAZH

