E BUJSHME/ Dybala del pozitiv ndaj koronavirusit, bashkë me të dashurën
Nuk kanë fund lajmet e rënda nga Italia. Ylli i skuadrës së Juventusit, Paulo Dybala ka dalë pozitiv së fundmi në testin e Covid-19, së bashku me të dashurën e tij.
“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua t’ju informoj se kemi marrë rezultatet për testin Covid-19 dhe si Oriana (partnerja) ashtu dhe unë kemi testuar pozitivë. Për fat të mirë jemi në kushte perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja”, shkruan Dybala.
Ky është rasti i tretë te skuadra e Juventusit, pas Ruganit dhe Matuidi. /R.Lika-Koha Jone/
Hola a todos, quería comunicarles que acabamos de recibir los resultados del test del Covid-19 y tanto Oriana como yo dimos positivo. Por fortuna nos encontramos en perfecto estado. Gracias por sus mensajes y un saludo a todos ?????? pic.twitter.com/g1X1Qtx2S3
— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) March 21, 2020
KOHA JONË SONDAZH

