E BUJSHME/ Egnatia do të luajë miqësore luksi me Interin më 13 gusht

Inter-Egnatia do jetë miqësorja e 13 gushtit që do zhvillohet në Ferrara të Italisë. Ka qenë presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi që para ndeshjes së Conference League kundër Ararat-Armenia, zhvilluar të enjte në Elbasan, ka konfirmuar këtë miqësore luksi.

Egnatia do të zbarkojë në Itali ty ku do të përballet me zikaltërit, 19-herë Kampionë të Italisë. Një sfidë e cila padyshim do të shërbejë edhe si një promovim i jashtëzakonshëm për klubin rrogozhinas, por edhe për element të caktuar që janë pjesë e organikës së trajnerit Edlir Tetova.

Vëmendja sigurisht është e garantuar pasi përballë është Interi, skuadra nënkampione e Europës teksa në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe më shumë detaje rreth kësaj ndeshje luksi për rrogozhinasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?