FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E BUJSHME/ Interi kërkon të transferojë Gareth Bale

Interi është duke menduar për goditje të bujshme gjatë kësaj vere. Trajneri i ri, Conte, pas marrjes së drejtimit të skuadrës ka hartuar një listë me futbollistët e mundshëm që mund të transferojë klubi.

 

Një prej tyre është edhe Gareth Bale, i cili nuk bën pjesë më në planet e Zidane në sezonin e ardhshëm dhe mund të transferohet në Milano. Conte beson se ish-lojtari i Tottenhamit mund të bëjë mirë në kampionatin italian, teksa ka lënë gjurmë pikërisht ndaj zikaltërve në vitin 2010 kur luante me “Spursat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifra e transferimit mund të shkojë 60-70 milionë euro. Interi gjithashtu ka kërkuar informacione edhe për Lukakun, teksa po tentojnë që të formojnë një skuadër të frikshme këtë verë.  /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?