E BUJSHME/ Ish-trajneri i Italisë merr drejtimin e Dinamos
Dritan Mehmeti nuk do të jetë më trajneri i Dinamos. Klubi ka vendosur që të ndryshojë timonierin e skuadrës, duke u ndarë 43-vjeçarin. Nga e marta, skuadra kryeqytetase do të drejtohet nga një emër i njohur i futbollit botëror, Luigi Di Biagio.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë do të drejtojë “nëndetësen blu”. 52-vjeçari roman ka drejtuar dhe Italinë në dy ndeshje miqësore, në mars të 2018-s, saktësisht ndaj Argjentinës dhe Anglisë.
Në karrierën e tij, ai ka qenë tekniku i Italisë U21, nga viti 2013 deri në 2019-n. Ndërkohë që së fundmi ka drejtuar edhe SPAL-in në Serie B. Nga shkurti i vitit 2020 deri në gusht të po atij viti.
Të martën do të prezantohet para skuadrës. Dinamo do udhëtojë në Itali për të kryer fazën e dytë përgatitore, këtë herë nën drejtimin e trajnerit të ri. I cili synon të sjellë një frymë të re te 18 herë kampionët e Shqipërisë.
Dinamo është në një moment tranzicioni, pasi klubi do të pësojë disa ndryshime rrënjësore. Duke nisur që nga emri, logo dhe menaxhimi. Blutë do të quhen Dinamo City, ndërkohë që do të ketë një logo të re. Klubi do të drejtohet nga presidenti Ardian Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

