E BUJSHME/ Mbrojtësi shqiptar pranë transferimit te Juventusi

Një lajm i papritur po qarkullon në orët e fundit në mediat angleze. Shkodran Mustafi është shumë pranë kalimit te skuadra e Juventusit, në një marrëveshje që mund të arrihet në orët e fundit të merkato, që në Itali do të mbyllet në orën 22:00 të mbrëmjes.

 

Mbrojtësi me origjinë shqiptare nuk ka mundur që të tregojë vlerat e tij në Premier League në sezonin e fundit nën drejtimin e Unay Emery dhe me shumë mundësi do të zëvendësojë Chiellinin, i cili u dëmtua rëndë të shtunën e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht u përfol për një afrim të mundshëm të Boateng, por kjo pistë ra poshtë për shkak se trajneri Sarri nuk e dëshironte në ekip. Me De Ligt që nuk është përshtatur ende me ekipin, bardhezinjtë synojnë të përforcohen me një tjetër mbrojtës me eksperiencë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?