E bujshme nga Greqia/ Florian Durmishaj pranon pajisjen me pasaportë greke

Shqipëria mund të humbasë një tjetër benjamin të saj. Bëhet fjalë për Florian Durmishaj i cili po shkëlqen me skuadrën e Panionios dhe me këtë formë që po kalon, ofertat kundrejt tij nuk po mungojnë. Një prej tyre vjen nga Federata Greke e Futbollit, e cila është e gatshme ta pajisi me pasaportë helene.

Sulmuesi ende nuk e ka gjetur kombëtaren për të cilin do të luaj, por lajmet në mediat greke tregojnë skenare më të fundit të fqinjëve, të cilët dëshirojnë ta marrin në kombëtaren e tyre. Është vetë trajneri i kombëtares helene, i cili ka folur për këtë çështje.

“Asgjë nuk bëhet pa dëshirën e lojtarit. I kam parë shumicën e ndeshjeve të Panionios. Ai është një lojtar cilësor. Fola pak ditë më parë me të dhe i thashë se jemi të interesuar për ta pasur në kombëtare. Ka pasur kontakte për të luajtur për kombëtaren shqiptare, por më tha se dëshiron të luaj për vendin helen. Procedurat për pasaportën e tij kanë nisur dhe besoj se do të kemi një fund të lumtur.” -tha tekniku helen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në shtypin grek është një deklaratë e drejtorit teknik të kombëtareve greke, i cili deklaron:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi folur me lojtarin dhe me menaxherin e tij. Jemi në rrugën e duhur dhe mendoj se brenda javës mund ta mbyllim këtë çështje. Vetë lojtari ka kërkuar të luajt për Greqinë. Kemi kohë që diskutojmë për diçka të tillë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Ky është realiteti i futbollistit shqiptar.”- tregoi drejtori teknik.

Ndërkohë kombëtarja jonë po mendohet për futbollistin, nëse do të luaj me fanellën kuqezi apo jo. Por gara për Durmishaj është e fortë dhe vetëm një sprint i fuqishëm dhe i shpejtë mund ta shpëtojë atë nga një hemoragji e radhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?