E bujshme nga Italia, Juventus ëndërron të rrëmbejë Guardiolën

Për momentin është vetëm një sondazh, por Juventus është në kërkim të një trajneri të madh për sezonin e ardhshëm, teksa emri i fundit që është shfaqur në mediat italiane është Pep Guardiola. Bëhet fjalë për një ëndërr të vështirë për t’u realizuar në fund të këtij sezoni, pasi Masssimiliano Allegri është drejt Allegrit. Strategu spanjoll është i pari në listë, ndërkohë që alternativa më e lehtë e realizueshme është Zinedine Zidane, i cili ka shprehur dëshirën edhe më parë për të marrë drejtimin e ekipit torinez.

Guardiola ka një kontratë deri në vitin 2021 me Manchester City, por problemi i madh do të jetë kontrata e tij, pasi përfiton 23.5 milionë euro në sezon. Nëse këtë sezon fiton kampionatin dhe Championsin, ai mund të vendosë që të largohet për të filluar një eksperiencë të re në Itali.

Pavarësisht raportimeve në mediat italiane, është shumë e vështirë që në fund të këtij sezoni të shohim Guardiolën në krye të Juves, pasi është arritur një mini-akord me Zidane, i cili do të stërvitë sërish Ronaldon. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?