FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Pochettino i “shkel syrin” Realit: Jam gati të rikthehem në Spanjë

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është një nga kandidatët më potencial për të marrë drejtimin e skuadrës së Real Madrid pasi Solari është drejt largimit. Në një intervistë për “TVE”, ai ka pranuar se mund të rikthehet në Spanjë.

“Marrëdhëniet e mia me Spanjën janë gjithmonë atje, shpresoj që të mund të bëjë një futboll fitues dhe që të pëlqehet. Jam duke shqyrtuar mundësitë për nj rikthim, jam i hapur për eksperienca të reja dhe projekte.

Solari? E kam njohur si futbollist, ka qenë kolegu im dhe është zhgënjyese se si ekipe të mëdha Real Madrid dhe PSG të eliminohen nga kompeticion të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesi i Realit? Do ta marrë diçka pozitive, do të thotë se po bëj gjëra të mira”, deklaroi Pochettino. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?