E BUJSHME/ Reali ofron një shifër rekord për Hazard, akordi shumë pranë
Eden Hazard mund të jetë goditja e parë e madhe e Realit të Madridit në sezonin e ri. Nga Londra vijnë informacione të sigurta për një ofertë të bërë nga madrilenët prej 130 milionë paundësh, ose 147 milionë euro. Në këtë shifër janë të përfshirë edhe disa bonuse që do të jenë të thjeshta për t’u thyer nga ylli belg.
Mungon edhe konfirmimi zyrtar, por prej kohësh futbollisti ka një akord me Real Madridin për një kontrata 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, nga 10.5 që përfitonte te Chelsea,
Fantazisti belg prej kohësh ka lënë të kuptohet se dëshiron që të nisë një aventurë të re jashtë Premier League, teksa Reali i Zidane është një nga ëndrrat e tij të mëdha. Tratativat janë hapur që në muajin janar, kur Blutë e Londrës refuzuan një ofertë prej 100 milionë eurosh.
Hazard në këtë mënyrë mund të bëhet blerja më e kushtueshme në historinë e klubit “galaktikë”, një klub që është mësuar që të bëjë goditje të çmendura në merkato. Mbetet të kuptohet se cili do të jetë vendimi i trajnerit të Chelsea-t, teksa nëse qëndron Sarri, rruga e largimit të belgut është e hapur. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

