E BUJSHME/ UEFA kërcënoi Juventusin me përjashtim për 5 sezone, “Zonja” largohet nga Superlega

Gazeta “Marca” raporton se Juventusi i ka dërguar një letër zyrtare Barcelonës dhe Real Madridit në të cilën u ka komunikuar se kishin nisur procedurat për t’u larguar nga projekti i Superlegës.

Bardhezinjtë në kohën e drejtimit të Andrea Agnellit, ishte një nga klubet më aktive që i dha jetë idesë që tërboi UEFA-n. Dyshimet lidhur me përjashtimin e mundshëm nga kupat e Europës sezonin e ardhshëm, nga organi më i lartë i futbollit kontinental, si pasojë e telasheve me drejtësinë sportive italiane, e çuan Juventusin drejt një komunikimi zyrtar me dy klubet ende të përfshira në projekt.

Në letër, shkruan As, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino  thekson se UEFA i ka kërcënuar se do ta “përjashtojë Juven nga garat evropiane për pesë vjet për shkak të rasteve në të cilat është përfshirë në sezonet e fundit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dalja e skuadrës italiane nga projekti, “do të kërkojë disa javë për shkak të procedurave të shumta burokratike dhe kontraktuale për t’u zgjidhur”, shpjegon shtypi spanjoll. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?