E dini që në turin tjetër mund të shohim një përballje Brazil-Gjermani?

Gjermania fitoi mbrëmë vetëm në sekondat e fundit ndaj Suedisë, 2-1, teksa tashmë ka shanse të mira për të kaluar në turin tjetër me një fitore ndaj Koresë. Gjithsesi ata me shumë mundësi do ta mbyllin në vendin e dytë në grup.

Në fazën e 16-ve, mund të shohim një finale të parakohshme mes Brazilit dhe Gjermanisë. Dy gjysmëfinalistët e botërorit të 4 viteve më parë dhe dy nga pretendentët e fitimit të këtij turneu mund të kryqëzohen shumë shpejt, duke u dhuruar fansave një përballje të madhe më 2 korrik.

Brazili mund ta mbyllë në vendin e parë grupin E, nëse fiton ndeshjen e fundit ndaj Serbisë, e cila në fakt është vendimtare, pasi edhe serbët kanë 3 pikë, dhe janë ende në lojë për kualifikim. Në krahun tjetër në grupin F, Gjermania me shumë mundësi do ta mbyll në vendin e dytë, pasi Meksika në sfidën e fundit do të synojë që të marrë pikë, për të mos rrezikuar skualifikimin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?