E FUNDIT/ Sane do të operohet, mungon për disa muaj

Leroy Sane do t’i nënshtrohet një operacioni në ligamentin anësor të dëmtuar në finalen e Superkupës. Lajmi është dhënë nga vetë klubi i Manchester City-it, që ka dalë me një deklaratë për shtyp duke konfirmuar se ylli i tyre ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë.

 

Sane do të operohet javën e ardhshme dhe pritet të mungojë për disa muajë, duke rrezikuar që të mos zbresë në fushë thuajse për asnjë ndeshje. Ai ishte i lidhur me një transferim të mundshëm te Bayerni për shifrën e 100 milionë eurove, por kjo gjë tashmë nuk do të ndodhë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?