E KRYER/ Arrihet më në fund marrëveshja, Lukaku është lojtari i ri i Interit
Romelu Lukaku është sulmuesi më i ri i Interit. Manchester United më në fund pas më shumë se një muaji tratativash ka pranuar ofertën e zikaltërve. Marrëveshja është arritur mbi bazën e 65 milionë eurove që do të paguhen me 2 këste nga Interi, plus 13 milionë euro të tjera në formë bonusesh që janë kryesisht të arritshme për një total prej 78 milionë eurosh.
Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, United ka ruajtur edhe një përqindje të vogël në rast të rishitjeje nga ana e Interit në të ardhmen. Lukaku ndërkohë do të firmosë për 5 vite me Interin me një pagë prej 7,5 milionë eurosh në sezon plus bonuset që mund ta çojnë deri në 9 milionë euro.
Mbrëmjen e sotme Lukaku do të udhëtojë drejt Milanos ndërkohë që nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe për t’u vënë në dispozicion të Antonio Contes trajnerin që disa javë e parë sulmuesi belg e vlerësoi si më të mirin në botë. Conte e ka kërkuar Lukakun edhe gjatë periudhës që drejtonte Chelsea-n por në atë periudhë sulmuesi zgjodhi transferimin te Manchester United.
KOHA JONË SONDAZH

