E pabesueshme/ Finalja e Championsit për të tretin vit radhazi rrezikon të mos luhet në Stamboll

Situata e trazuar politike në Turqi, mund të bëjë që për të tretin vit radhazi finalja e Champions League, e parashikuar për t’u luajtur në Stamboll, të zhvendoset.  Gjithsesi gjërat mund të ndryshojnë me zgjedhjet Presidenciale në Turqi që do të zhvillohen, një muaj para finales së programuar për tu luajtur në stadiumin Ataturk.

Stambolli ishte caktuar për të mikpritur finalen dy herë në 3 vitet e fundit, por problemet prej Covidit ndërhynë në të dy rastet. Në 2020 përballja mes Bajernit të Mynihut dhe PSG u luajt në Lisbonë pas një mini-turneu në fazën finale.

Vetëm një vit më pas Stambolli ishte përcaktuar për të pritur sfidën mes Chelsea dhe Manchester City. Gjithsesi me rritjen e rasteve të Covid, Turqia u fut në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar dhe të dy skuadrat do të përballeshin me probleme për të udhëtuar drejt Stambollit me finalen që u zhvendos sërish në Portugali, këtë herë në OPorto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja e sezonit të kaluar mes Liverpool dhe Real Madrid ishte caktuar për t’u luajtur në Shën Petërburg, para se Rusia të pushtonte Ukrainën, çka pati pasoja dhe kufizime dhe në sport duke bërë që finalja të zhvendosej sërish, këtë herë në Stade De France të Paris. Presidenti Erdogan po përballet me sfidën më të madhe politike të tij në më shumë se dy dekada që udhëheq Turqinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?