E pabesueshme, gjyqtari ia heq penalltinë Portugalisë dhe ia jep Zvicrës (VIDEO)
Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Zvicrës. Gjyqtari i ndeshjes Felix Brych vërshëlleu për penallti për Portugalinë në minutën e 56-të, por pak sekonda më para kishte ndodhur një tjetër episod i dyshimtë.
Gjyqtari gjerman shkoi për të parë pamjet e përsëritura në VAR, teksa vendosi për të akorduar 11-metërsh, por në krahun tjetër.
Një episod i rrallë që ndodh për herë të parë që nga futja e teknologjisë në futboll. Nga pika e parë, Rodriguez do të arrinte që të gjente rrugën e rrjetës për rezultatin 1-1. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

