FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pabesueshme, shikoni sa kushton një postim i Ronaldos në rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo zbriti sot me një avion privat në Torino me të dashurën e tij para prezantimit zyrtar me Juventus në orën 17.40 të mbasdites.

Ylli portugez kaloi për 105 mln euro nga Real Madridi te Juventus. Ronaldo është pritur nga qindra tifozë në aeroport.

Mbërritja e Ronaldos në Torino ka entuziazmuar jo vetëm tifozët por edhe mediat italiane që kanë përcjellë kuriozitete nga jeta e tij, marrëdhënia me nënën dhe fëmijët, pasioni i tij për makinat e deri tek ndjekësit e tij në rrjetet cociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Corriere della Sera madje ka bërë një përllogaritje se sa vlen çdo postim i tij në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

CR7 ka 135 milion ndjekës në Instagram, 122,7 milion në Facebook, 74,2 milion në Tëitter. Gjithsej 330 milion përsona që e ndjekin. Cdo postim i tij në mediat sociale vlen…500 mijë euro…Ndërsa Juventus në rrjetet sociale ka 32,6 milioni miq në Facebook, 10,1 milioni ndjekës në Instagram, 7,5 milion në Tëitter.

Diferenca mes skuadrës dhe Ronaldos është e madhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?