E PLOTË/ Reja: Shpresoj të bëhem si De Biasi, ja çfarë më shqetëson te lojtarët

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja doli sot në konferencë për shtyp, ku foli për dy sfidat e radhës eliminatore ndaj Francës më 7 shtator dhe tri ditë më vonë ndaj Islandës. Strategu italian u shpreh optimistë për rezultate pozitive, ndërkohë që u ndal një nga një te të gjithë futbollistët e grumbulluar.

“Kërkoj ndjesë për intervistën e fundit për pyetjen me 3 mbrojtës, nuk e kisha kuptuar. Ndodh me raste pas ndeshjeve që të jesh në këto situata ndaj kërkoj edhe një herë falje për situatën që nuk do të ndodhë më.

Emrat? Duke kaluar te skuadra ka ndonjë risi se ka emra të rinj që nuk i njihja por ju po, janë lojtarë të rinj që kanë shpërthyer në arenën ndërkombëtare por unë nuk i njihja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manaj-Gjasula? Për shembull është Manaj apo Gjasula i cili vitin e kaluar fitoi kampionatin e tani e nisi titullar. Një lojtar me karakteristika që mund të na ndihmojë në mesfushë dhe fizicitet. Është Binaku që ka qenë më para. Pastaj janë në listë pritje shumë lojtarë, them Seferin që ka shpërthyer në këtë sezon por në krahasim me të tjerët është në këtë moment më

Swiss Digital Mobile Reklama

Kumbulla? Kumbulla mbase nuk është 100% i pjekur si lojtarë, por do t’i japim minuta dhe do ta ndjekim deri në fund.

Bare? Do doja të shihja në ekip Baren, i cili ka qenë përpara me ekipin e tij dhe do ta kemi në vëzhgim me kombëtaren.

Lojtarët e rinj? Kemi thirrur shumë lojtarë të rinj në këtë listë. Federata më ka dhënë detyrë të bëjë sa më mirë, por edhe të sjellim lojtarë të rinj. Kemi lojtarë të Shpresave që kanë qenë më përpara. Jemi të fokusuar në dy ndeshjet me Islandën dhe Francën, por do të kujdesem edhe për lojtarët e rinj.

Çekiçi? Është një lojtar që po e ndjekim se ka shënuar dhe ka rendiment. Në këtë moment unë kam thirrur lojtarë që unë i njoh. Atë nuk e njoh shumë mirë. Kam përzgjedhur lojtarë për t’i vlerësuar edhe nga ana fizike për t’u përballur me  skuadra si Franca dhe Islanda , por do të therrasim edhe lojtarë të rinj.

Deschamps dhe Franca? Francën e njohim, por nuk e di me çfarë sistemi do të luajnë. E dimë se janë shumë më të fortë se ne, por duhet të bëjmë paraqitje të mirë  dhe t’i vendosim në vështirësi. Nuk mund ta them se si. Duhet të zbresin në fushë lojtarët më të mirë fizikisht.

Aktivimi i futbollsitëve? Jam i shqetësuar pak, pasi disa kanë luajtur, disa jo. Disa nuk janë me ekipe, nuk jemi të vetmit, pasi kanë kanë dhe ata disa futbollistë që nuk kanë minuta në këmbë. Më vjen mirë që ai na vlerëson dhe ka thënë se jemi ekip i fortë dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar. Do mundohemi të marrim maksimumin.

Mungesat e Francës? Mbappe sigurisht që është lojtar më cilësi. Po atje mjafton të mbyllësh sytë e janë të gjithë të fortë se kanë ekapërincë ndërkombëtare. Ne duhet të shkojmë të bindur por jo të hyjmë në fushë me frikë. Janë ata 11 e ne 11 të luajmë ndeshjen.

Pikët në këto ndeshje? Nuk kemi të njëjtat shanse në të dyja ndeshjet. Duhet të dalim me fitore me Islandën dhe të përmirësohemi në renditje. Askush nuk e priste që Turqia të fitonte ndaj Francës, pse mos të marrim dhe ne pikë. Ndaj Islandës nuk duhet të gabojmë se i kemi kundërshtar direkt.

Ndeshja e 2016-ës? Është e vërtetë në 2016-ën me Francën, Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë në çdo nivel. Ne jemi në fazë ndërtimi, kemi ndryshuar module dhe lojtarë. Shpresoj që të bëjmë mirë dhe besoj që në Francë të marrim një rezultat pozitiv. Mbetet për t’u parë se si do të përgjigjen lojtarët, pasi dëshira është e madhe.

Basha? Ai ka qenë lojtari i parë që kam njohur, pasi kam shkuar në Greqi për Kaçen dhe Mihajn. Ai ka pasur një disponueshmëri të paparë për të më ndihmuar. Ai e kishte kuptuar gjendjen jo të mirë me Panuçin. Normalisht me moshën që ka, prioritet është familja, duhet të filloj ta shikojë të ardhmen në një mënyrë tjetër, ashtu si unë duhet të punojë me disa lojtarë të rinj. Më ngelet ta falenderoj për ndihmën dhe shpresoj që Federata ta marrë parasysh ndihmën e tij”, deklaroi Reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?