E presin në “Bernabeu”, Shkodran Mustafi shfaqet nostalgjik në Gostivar
Shkodran Mustafi shihet shumë pranë Realit të Madridit, në merkaton e verës. Por teksa pritet të kalojë në stadiumin gjigant "Santiago Bernabeu", Mustafi shfaqet papritur në një tjetër fushë, pa stadium fare.
Mbrojtësi i Valencias, i cili përfaqëson kombëtaren e Gjermanisë botërorin e kaluar “Brazil 2014” u kthye në futbollistin e vetëm me origjinë shqiptare që fiton një trofe të Kupës së Botës, ndërsa shpreh gjithnjë nostalgji nga vendlindja dhe fëmijëria që ka kaluar në qytetin shqiptar të Maqedonisë, në Gostivar.
Ai postoi në profilin e tij një foto nga fusha e Gostivarit, vendlindjes së tij, ku edhe nisi karrierën si futbollist. “Aty ku nisi karriera,” – thotë Mustafi edhe në gjuhën shqipe, dhe për tifozët e shumtë ai ka shkruar të njëjtën gjë edhe në gjuhën gjermane, spanjolle apo angleze, teksa ka vizituar së fundmi Gostivarin
KOHA JONË SONDAZH

