FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E rëndë/ Maldini dhe djali i tij dalin pozitiv në testin e koronavirusit

Pas publikimit të rastit pozitiv të Dybala-s, vijnë dy konfirmime edhe në shtëpinë e Milanit. Bëhet fjalë për Paolo Maldinin dhe për djalin e tij, Daniel. Lajmin e ka dhënë klubi kuqezi me një komunikatë për mediat.

“AC Milan njofton se Drejtori i Zonës Teknike të Klubit, Paolo Maldini, pasi mësoi se kishte pasur kontakte me një person pozitiv dhe kishte simptoma të vazhdueshme të virozës, ai bëri tamponin që testoi pozitive për koronavirus.

Në mënyrë të ngjashme, djali i tij Daniel, sulmuesi i Milanit që iu bashkua ekipit të parë, ka rezultuar pozitiv. Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe, pasi kanë kaluar më shumë se dy javë në shtëpinë e tyre pa kontakte të jashtme, siç parashikohet nga protokollet mjekësore-shëndetësore, ata do të zgjasin periudhën e karantinës për shërimin e tyre klinik”, ka shkruar klubi i Milanit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?