E RRALLË/ Në Kinë një skuadër luan me tre portierë (VIDEO)
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Kupën e Kinës. Për ndeshjen ndaj Guangzhou Evergrande që drejtohet nga Fabio Cannavaro, trajneri i Beijing Renhe hodhi në fushën e lojës tre portierë, një në portë dhe dy në sulm.
Një zgjedhje që mund të duket e çmendur, duke marrë parasysh faktin se Gangzhu arriti që të fitonte në shifrat 5-0. Beijing Renhe e ka justifikuar këtë vendimin me idenë për t’u përqendruar më shumë në kampionat, duke përzgjedhur vetëm 14 futbollistë.
Sipas rregullores, çdo skuadër duhet të hedhë në fushë një numër të caktuar futbollistësh nën moshën 23 vjeç, trajneri Aleksandar Stanojevic u detyruar që të bënte këto dy zgjedhje të detyruara.
Si për t’i dhënë disi edhe më shumë justifikim golat për skuadrën e drejtuar nga ekipi i Cannavaros u shënuan të gjitha para se dy portierët të futeshin në fushë. /Koha Jone/
This must be a new world record-Renhe just fielded its 3rd(!!) goalkeeper, the second one to play as a striker(!) in the 5th round of the Chinese FA Cup.
Mou Pengfei is the only goal keeper that protects its own goal,where Liu Peng and Li Chen are playing as strikers.
Thanks CFA pic.twitter.com/BxWytwEYNp— Roy Tadmor (@RoyTLuo) May 29, 2019
KOHA JONË SONDAZH

