E shpëtoi nga rënia, por Teuta largon sërish Edi Martinin

Edi Martini nuk do të jetë më në krye të stolit të Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku njofton ndërprerjen e bashkëpunimit.

Mbyllet kështu aventura e Edi Martinit në krye të Teutës, të cilën e mori në javën e 8-të në vendin e fundit dhe e mbylli këtë edicion në vendin e gjashtë.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, shkruhet në postimin e klubit durrsak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?