E thotë dhe “Dora e Zotit”: Futbolli duhet të përdorë VAR dhe teknologjinë

Besojeni ose jo, por edhe vetë Maradona është shprehur në mbështetje të teknologjisë në futboll. Autori i golit të famshëm me dorë ne vitin 19886, është shprehur pro përdorimit të teknologjisë.

Në një intervistë për “Omnisport”, Maradona është shprehur: “Nëse VAR-i do të ishte edhe në periudhat e mëparshme, unë sërish do të luaja. Unë mendoj se teknologjia duhet në futboll. Madje, futbolli nuk mund të shkëputet nga teknologjia, pasi kjo e fundit është prezente në të gjitha mënyra.

Më saktësisht, VAR-i është diçka pozitive, sepse reflekton atë që ndodh në fushën e lojës. Nuk është thjeshtë një gol i parregullt apo një offside i akorduar. Më parë futbolli dominohej nga hajdutë si Blater, Grondona dhe Platini”, është shprehur Maradona.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?