E turpshme, kapitenin e Turqisë e presin me furçë tualeti në Islandë (VIDEO)

Ndeshja mes Islandës dhe Turqisë, rrezikon që të kthehet në një çështje diplomatike mes të dy vendeve. Skuadrës turke i është rezervuar një pritje e turpshme në Islandë para ndeshjes së të martës.

 

Duke iu referuar akuzave të sulmuesit Burak Yilmaz dhe kapitenit Emre Belezoglu, kombëtarja turke ka qëndruar për rreth 3 orë në aeroportin e Reykjavikut pasi lojtarëve dhe stafit u është bërë një kontroll i imtësishëm i pasaportave, ndërkohë që u janë hapur edhe bagazhet për kontrolle të detajuara për çështje sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ta fryrë akoma edhe shumë skandalin ka menduar një gazetar islandez i cili në intervistën me Emre në vend të mikrofonit ka përdorur një furçë tualeti. Kjo pritje që i është bërë Turqisë në Islandë i ka kaluar përmasat sportive, teksa ka reaguar ministri i jashtëm i Turqisë, ndërsa zëdhënësi i presidentit Erdogan e ka cilësuar të papranueshëm një trajtim të tillë. Në rrjetet sociale tifozët e kanë cilësuar raciste sjelljen irlandezëve ndaj turqëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?