E zbulon kapiteni “hero” i City-it: Guardiola më tha mos gjuaj!

Manchester City fitoi dje në mbrëmje minimalisht 1-0 ndaj Leicester me një super gol të shënuar nga kapiteni Vincent Kompany me një gjuajtje nga distanca. Në fundin e ndeshjes Pep Guardiola ka zbuluar se i tha mbrojtësit belg që të mos gjuante në atë moment duke parë dhe distancën.

“I thashë, mos gjuaj Vinnie, mos gjuaje”, – tha Guardiola. Kompany ndërkohë konfirmoi se ai nuk ishte personi i fundit që dyshonte në aftësitë e tij në atë moment.

“Dëgjoja njerëzit që thonin ‘mos gjuaj, mos gjuaj’. Por unë nuk kam ardhur deri këtu në karrierën time për të të më treguar të rinjtë se kur duhet të gjuaj”, zbuloi mbrojtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besojeni ose jo, por Kompany nuk kishte tentuar asnjë goditje nga jashtë zone që nga viti 2013, por mbrëmjen e djeshme tregoi se ka qenë vendim i gabuar, pasi në momente të tilla mund të zgjidhen edhe ndeshje të mëdha. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?