FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eden Hazard shpallet lojtari i vitit në Europa League

Eden Hazard shpallet lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të Europa League. Sulmuesi belg i transferuar në merkaton e kësaj vere te Reali i Madridit u vlerësua për paraqitjet e tij me Chelsea-n dhe për dy golat që realizoi në finalen e fituar me shifrat e thella 4-1 ndaj Arsenalit.

 

Hazard mposhti konkurrencën e ish-shokut të skuadrës Oliver Giroud dhe shokut të tij të ri të skuadrës Luka Jovic i cili spikati me fanellën e Frankfurtit në sezonin e kaluar të Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hazard nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e hedhjes së shortit për sezonin 2019-2020 të Europa League por falënderoi organizatorët për çmimin me anë të një video-mesazhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?