Edhe Granit Xhaka lë Zvicrën: Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli
Granit Xhaka është duke planifikuar që të marrë disa ditë pushime dhe të shkëputet nga futbolli.
Arsyeja? Gjithçka lidhet me familjen e tij, pasi e fejuara, Leonita, do sjellë në jetë një fëmijë dhe Graniti do bëhet baba.
Lindja e fëmijës parashikohet të ndodhë në mes të tetorit, atëherë kur edhe do luhen ndeshjet e radhës së kombëtareve për eleminatoret e Europianit.
Kështu, ai mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Petkoviç gjatë kësaj periudhe, ndërsa mund të mungojë edhe në disa ndeshje me Arsenalin.
Xhaka u shpreh:
Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua”.
KOHA JONË SONDAZH

