FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edy Reja thërret në Kombëtare mesfushorin e talentuar

Kombëtarja Shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojë në shtator. Kuq e zinjtë do të përballen me Francën dhe Islandën, ndeshje këto të vlefshme për kualifikuesit e Europianit të 2020-ës.

Për këto dy ndeshje, trajneri Edy Reja ka vendosur të rikthejë me grupin edhe Keidi Baren, mesfushorin e Malagas. Edhe mediat në Spanjë, janë të sigurtë se Bare do t’i bashkohet kuq e zinjve në shtator.

Kujtojmë këtu se për Keidi Baren, trajneri paraardhës, Christian Panucci është kryqëzuar nga mediat. Ai është pytur disa herë nga gazetarët për mungesën e një ftese për Baren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Panucci në një moment i është drejtuar me arrogancë një gazetari, duke i thënë:

Swiss Digital Mobile Reklama
Kush është Keidi Bare, miku yt?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?