Egbo: Më pëlqeu si reagoi skuadra, sfida u vendos nga një episod!
Tirana pësoi një humbje minimale ndaj Teutës, por kjo nuk është se e ka shqetësuar shumë trajnerin Egbo. Strategu nigerian u shpreh i kënaqur me paraqitjen e të tijve, por pranon se gjithçka u vendos nga një episod.
“Ndeshja e sotme u vendos vetëm nga një episod, ku pësuam me goditje standarde dhe më pas loja mori rrjedhë tjetër. Jam i kënaqur me mënyrën si reagoi ekipi pasi pësoi gol, por në pjesën e parë nuk ishim të qetë, duke ditur kundërshtarin që kishim përballë. Kemi krijuar raste për të barazuar, por nuk shënuam dhe humbëm.
Duhet të mësojmë shumë nga kjo humbje, pasi pësuam gol në goditje standarde, ku nuk ishim shumë të përqendruar. Ka edhe 34 ndeshje për t’u luajtur, ndaj nuk ka vend për alarm, por dihet që do të jetë një kampionat shumë më i fortë, pasi edhe ekipe të tjera janë përforcuar.
Janë gjëra që ndodhin, por duhet të mësojmë nga ndeshje të tilla, pasi Teuta është skuadër agresive, acaruese, vonon lojën, etj., ndaj nuk duhet lënë të shënojë golin e parë”, deklaroi Egbo.
KOHA JONË SONDAZH

